Deputete te Qarkut te Shkodres paraditen e se enjtes i kane dërguar nje kerkese Prefektit te Qarkut Shkoder per te mbledhur Komisionin e Emergjencave Civile.

KËRKESË
PËR MBLEDHJE TË KOMISIONIT TË EMERGJENCAVE CIVILE TË QARKUT SHKODËR

Drejtuar: Prefektit të qarkut Shkodër, z. Çesk Millja, Kryetar i KECQ Shkodër.

I nderuar z. Prefekt,
Ne, të zgjedhur të Bashkisë dhe Qarkut të Shkodrës, të shqetësuar maksimalisht nga situata e përmbytjeve që vazhdon prej disa ditësh, ju drejtohemi me një kërkesë legjitime në emerin tonë dhe të mijëra shkodranëve që përfaqësojmë, duke kwrkuar:

– Mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile te Qarkut Shkodër, për t’u njohur zyrtarisht me situatën sipas informacioneve që ju dispononi.

– Në këtë mbledhje kërkojmë të jemi prezent ne, anëtarë të këshillit të Bashkisë së Shkodrës dhe deputetë të Qarkut.
Kërkojmë nga ana juaj, për sa më sipër, tw thirrni mbledhjen e KECQ urgjentisht, brenda mesditës se datës 08 mars 2018.

Si të zgjedhur të banorëve të Bashkisë dhe Qarkut Shkodër e konsiderojmë jetike organizimin e mbledhjes së kërkuar, për të kontribuar në marrjen e përgjegjësive dhe përballimin e situatës shumë të rëndë të krijuar.