Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është bërë protagonist i një episodi në Parlament.

Ai, para se të hidhte në kuti fletën e votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, nisi të mbledhë fletët e grisura nga Partia Demokratike, një formë demostrative kjo nga këta të fundit, që u shprehën kundër Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Kryeministri i mblodhi letrat e mbledhura dhe i vendosi në një qese, e më pas, u ul në poltronin e tij në sallën e Kuvendit. Por, ky veprim i kryeministrit është kundërshtuar nga deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili deklaroi se ky akt cënonte procesin e votimit. Rama nuk preferoi të replikonte, e zgjodhi që të dorëzonte qesen me fletët e grisura në duart e deputetit.