Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, pane nga afer situaten e krijuar nga moti i keq ne Kurbin. Gjatë takimeve me banorët, deputetët konstatuan mungesë të plotë vëmendjeje nga autoritetet vendore dhe ato qendrore. Sipas tyre, problematikat e përsëritura ndër vite nuk janë adresuar me ndërhyrjet e nevojshme parandaluese, duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha.Një tjetër çështje shqetësuese e evidentuar gjatë inspektimit ishte fakti se ende ka familje të mbetura të pastreha që prej tërmetit të vitit 2019. Deputetët u shprehën se shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte të rënda, në banesa të rrënuara ku çdo reshje paraqet rrezik të përditshëm.Deputeti Gjin Gjoni kritikoj propozimin për uljen e buxhetit të bujqësisë nga 5% në 2.5%, duke e cilësuar të papranueshëm për një sektor kyç që siguron jetesën e mijëra familjeve në zonat rurale. Deputetët i bënë thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror të ndërhyjnë me urgjencë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga permbytjet.

Artikulli paraprakPËRDITËSIM I SITUATËS SË MOTIT NË QARKUN E SHKODRËS
Artikulli tjetërMOTI I KEQ/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË NJOFTON MASAT E MARRA NË TË GJITHË VENDIN