Pas pak Kuvendi mban seancën plenare dhe protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” për të shkuar drejt parlamentit. Ky i fundit ishte rrethuar  nga një gardh metalik në një perimetër që shkon nga “Rruga e Elbasanit” te Ministria e Brendshme, një perimetër më i gjerë sesa herët e tjera.

“Deputetë frikacakë”, thërrasin protestuesit.

Ata vijojnë edhe me thirrjet e njohura të protestës si “Ju erdhi fundi”, “Parlament i krimit” e “Poshtë qeveria.” “Nuk na përfaqësoni”.

Protestuesit kanë hequr gardhin metalik para parlamentit për të përçarë kordonin e sigurisë. Ky moment shënoi edhe përplasjen e tyre të parë me policinë. Më pas kanë vijuar të hedhin vezë, domate e bidonë drejt efektivëve, edhe pse janë bërë thirrje për të mos sulmuar policinë.

Pranë ndodhen edhe autobotet në ujë, në gatishmëri për neutralizimin e situatës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKUVENDI I RRETHUAR! SOT RAPORTOJNË SPAK DHE 6 INSTITUCIONE TË TJERA, INTERPELANCË ME MINISTRIN KARAKAÇI! NË REND DITE PR.LIGJI PËR TURIZMIN, MBETET JASHTË ‘TERRITORIALJA’
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË TË ENJTE