Në prag zgjedhjesh – Një tjetër deputet i ikën PS, kaubojsi themelon Partinë e Emigracionit

Partisë Socialiste i ikën edhe një deputet nga rradhët e saj. Pas Ben Blushit dhe Mimoza Hafizaj, është deputeti kaubojs Eduart Ndocaj që ka shpallur krijimin e lëvizjes së re politike të cilën e ka pagëzuar me emrin Partia e Emigracionit Shqiptar. Partia e re është themeluar në Itali.Në faqen zyrtare të deputetit thuhet: “Dje në Pesaro të Itali u mblodhën përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Itali. Pjesëmarrës në cilësinë e qytetarit, emigrantit dhe deputetit ishte edhe deputeti Ndocaj. Ky ishte takim i radhës pas shumë takimeve që janë bërë këtë muaj në qytete të ndryshme të Italisë. Gjatë mbledhjes së djeshme në Pesaro u ridiskutua çështja e përfaqësimi politik të emigracionit. Pjesmarrësit u shprehën të bindur se themeli i një lëvizje politike ekskluzive nga emigracioni dhe për emigracionin ishte një domosdoshmëri e kohës. Pas diskutimeve e propozimeve të vazhdueshme u vendos: Krijimi i lëvizjes politike (Partia Emigracionit Shqiptar) 2. Me shumica votash kryetar i zgjodh deputeti Ndocaj 3. Zv. Kryetar u zgjodh Fatmir Behluli 4. Sekretar i Përgjithshëm z. Klodian Cami Kjo lëvizje u krijua me vullnetin e lirë të pjesëmarrësve dhe po ashtu në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Kartave Ndërkombëtare”. Çfarë është kjo lëvizje? Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut. Parimet e Lëvizjes! – Respektimi i Demokracisë – Respektimi i Shtetit Ligjor – Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë – Respektimi i Kushtetutave Demokratike – Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike – Meritokracia – Përfaqësimi dinjitoz Objektivat – Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar – Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit). – Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë – Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë – Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik – Promovimin e vlerave kombëtare në Europë – Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet – Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil – Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike – Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje? Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun. Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje? Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike.