Padyshim që shembja e Teatrit Kombetar ka shkaktuar përplasje edhe në Kuvend mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Teksa në foltoren e Kuvendit nisi të flasë deputeti i opozitës, Andi Përmeti, ky i fundit kërkoi që në sallë të mbahej 1 minutë heshtje për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por kaq ka mjaftuar që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi t’i heqë atij fjalën dhe i kërkoni që të ulej në vendin e tij.

“Zoti kryetar kam një propozim për të bërë. Propozoj një minutë heshtje në nder të Teatrit Kombëtar, pas shembjes së godinës”, tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj; “Ulu aty, ulu!”.