Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përjashtuar 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Shkak është bërë sherri në Komisionin parlamentar të Sigurisë të martën ku deputeti demokrat ka fyer kreun e këtij komisioni Spartak Braho si dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Noka: Të vijë Ministri i Brendshëm dhe të aktrojë për 5 minuta në Komision dhe të largohet, duke shprehur diskonsideratën më të madhe për Komisonin dhe qytetarët. Partia Demokratike ka vetëm një reagim: Të punojë me të gjitha forcat nga sot deri në zgjedhje të shporrim këtë qeveri bandë dhe këtë bandë në qeveri që shqiptarët të kenë mundësi të marrin frymë lirshëm. Të jetojmë më lirshëm për një Shqipëri më të mirë, pa Edi Ramën dhe pa banditët në qeveri. Ndërkohë, deputeti tjetër demokrat Edmond Spaho tha se opozita nuk është për dekor dhe se vendimi për përjashtimin e Nokës sipas tij, është i padrejtë. Spaho: Byroja me të gjitha votat e mazhorancës e përjashtoi zt.Noka për 10 ditë ndërkohë që këtë masë duhet ta kishte marrë për ministrin dhe kryetarin e komisionit të cilët pengojnë zhvillimin normal të mbledhje4s së komisionit. Nuk e di çfarë dughet të bëjë opozita kur ministri dhe kryetari i komisionit sillet në këtë mënyrë. Opozita nuk është për dekor dhe të miratojë vendimet e qeverisë. Me vendime të tilla nuk na bëjnë çudi dhe nuk do të kenë asnjë efekt,. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë si opozitë.

Artikulli paraprakREAGIMET GREKE :SHQIPERIA NUK DO NDRYSHIME KUFIJSH
Artikulli tjetërMORATORIUMI I GJUETISË, SFIDA E KOHËS…!