Partia Demokratike tashmë ka zyrtarizuar kandidatin e saj për zgjedhjet vendore në Dibër.

Ai është deputeti Sherefedin Shehu, i cili pritet të lërë mandatin si deputet. Deputeti i PD­-së do të jetë kandidati i PD­së dhe aleatëve të saj për zgjedhjet vendore në Dibër, që mbahen më 11 shtator sipas dekretit të Presidentit. Zgjedhjet në Dibër mbahen pas shkarkimit të kryebashkiakut të majtë, Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksual me një vajzë, së cilës i kërkonte favore seksuale në këmbim të punës. Ndërsa, PS-ja me aleatët e saj ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë kandidati i tyre për Bashkinë e Dibrës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakELEKTRIÇISTI I VRARË NË OBLIKË, REAGON KRYEMINISTRI EDI RAMA
Artikulli tjetërKRIM BRENDA FAMILJES, 36 VJEÇARI VRET KUSHËRIRIN E TIJ