Situata e rënduar nga përmbytjet në zonën e Kurbinit është ndjekur nga afër nga deputeti i Partise Demokratike Kastriot Piroli, i cili prej orëve të para të mëngjesit ka qenë në terren për të monitoruar nga afër dëmet dhe problematikat që kanë prekur banorët.Piroli ka deklaruar se gjendja e krijuar vjen si pasojë e keqmenaxhimit të rezervuarit të Zhejës dhe mungesës së plotë të vëmendjes për mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve kulluese, si nga bashkia ashtu edhe nga bordi i kullimit. Sipas tij, prurjet e larta dhe kanalet e bllokuara kanë sjellë përmbytje të menjëhershme në disa zona të Kurbinit.
Deputeti demokrat i ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, ndërsa ka kërkuar angazhim më të madh nga të gjitha strukturat përgjegjëse për menaxhimin e situatës dhe ndihmën për banorët e prekur.

Artikulli paraprakRESHJET, PERMBYTEN BANESA E BIZNESE NË KURBIN
Artikulli tjetërRRUFEJA SHKRUMBON BANESËN NË SHKREL