Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi deklaroi nga Shkodra se është kundër nismës Ballkani i Hapur përsa kohë shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi që ai përfaqëson janë të shtypur dhe diskriminuar dhe përsa kohë Kosova është e përjashtuar nga kjo nisëm e ndërmarrë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa thotë se Serbia po luan me standard të dyfishtë.

Në raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë çështja kyçe nuk është turizmi shprehet deputeti shqiptar në parlamentin serb Kamberi por çështja e Kosovës ndërsa kërkon nga kryeministri Rama që Open Balkan të ketë një ndikim pozitiv për gjithë shqiptarët dhe jo të jetë e kundërta.

Deputeti Kamberi deputoi edhe tensionet në veriun e Kosovës ku jetojnë serbët duke i cilësuar ata si marioneta të presidentit serb Vuçiç.

Deputeti Shaip Kamberi i cili mori pjesë në një takim të organizuar nga gazeta Alpet të quajtur “Takimi i Shkodrës” për të diskutuar mbi pozitat e shqiptarëve në Serbi, Malin e Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut tha gjithashtu se shqiptarët në Luginën e Preshevës vijojnë që të jetojnë me vështirësi dhe Serbia nuk zbaton 3 marrëveshjet e nënshkruara dhe tenton shpopullimin e shqiptarëve atje.

Artikulli paraprakSHKODËR, TEATRI I KUKULLAVE SJELL “MAÇOK ÇAMARROKUN”
Artikulli tjetër“OPEN BALKAN ËNDËRR E SERBISË PËR TË DALË NË DET”