Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia me anë të një statusi në “Facebook”, ka denoncuar kushtet skandaloze në Maternitetin e Ri në Tiranë. Sipas tij si pasojë e mugesës së inkubatorëve dhe burimeve të oksigjenit kanë humbur jetën 5 fëmijë, ku 3 prej tyre vetëm në 24 orë.

Statusi i plotë:

 Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit.

Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave. Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.

Artikulli paraprakGJYLI: UJI I PIJSHËM NË SHKODËR, I PASTËR
Artikulli tjetërLIGJI PËR KAMERAT NUK GJEN ZBATIM