TOM DOSHI: PËRJASHTIMI ISHTE I PRITSHËM, NUK JAM NË POLITIKE PËR INTERESA PERSONALE. Pas vendimit të grupit të Partisë Socialiste për largimin e deputetit Tom Doshi, ky i fundit ka reaguar në faqen e tij në Facebook ku sqaron se përjashtimi i tij nga grupi nuk ishte i papritur pasi pas deklaratave të bëra në media, përjashtimi i tij ishte i pritshëm.

Në reagimin e tij Doshi sqaron se me këtë që bëri ai tashmë është kryelartë para të gjithë qytetarëve që e kanë votuar atë duke I dhënë besimin për zgjidhjen e problemeve që kanë.   Referuar kërkesës së kryeministrit Rama për të paraqitur prova rreth akuzave se atentati ndaj Doshit ishte bërë me urdhër të kryeparlamentarit Ilir Meta, Doshi i përgjigjet se ai i ka dorëzuar të gjitha provat e tij në organet përkatëse por kanë qenë këto të fundit që nuk kanë reaguar dhe nuk kanë bërë punën e tyre. Doshi ka  thënë se është i zhgënjyer nga fshehja dhe mbulimi i atentatit ndaj tij para pesë muajsh, megjithatë të gjitha provat e atentatit ndaj tij në prokurori por kjo e fundit nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e çështjes.