Deputetja e PS në Qarkun Shkodër Marjana Koçeku ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku u prit nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu. Përmes një postimi në rrjetet sociale deputetja Koçeku shkruan:

Ishte nder dhe kënaqësi të pritesha nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Albulena Haxhiu, e cila asht padyshim nji model i gruas së fortë dhe dinjitoze në politikë.
Ekspozita e organizueme në nder të Epopesë së UÇK-së, në praninë e Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, ishte nji rikujtesë edhe ma e fuqishme e sakrificës dhe rrugës së gjatë për lirinë e nji populli të tanë.

Artikulli paraprakNGA KOLUMBIA NË SHQIPËRI, 485 KG KOKAINË E PËRZIER ME PLEH ORGANIK ARTIFICIAL
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË