Për vitin 2016-të në parlamentin e Shqipërisë 5-së janë prioritetet e reformave. Vasilika Hysi, anëtare e komisionit parlamentar të Ligjeve, njëkohësh deputete e partisë socialiste ndër më të rëndësishmet ka përmendur autoritetin për hapjen e dosjeve, dekriminalizimin, si dhe reformën në drejtësi, atë zgjedhore apo edhe ligjin për vetëqeverisjen vendore sipas të cilit do të bëhet e mundur që organet pushtetit vendor do të funksionojnë me buxhetet e tyre.

Por misioni i parlamentarëve në Kuvend bëhet më i plotë në bashkëpunim me median, e për këtë Vasilika Hysi vlerëson rolin e saj në ndikimin që ka në opinionin publik. Në mënyrë të veçantë Hysi ndalet tek ligji i dekriminalizimit ku mediat kanë akses në verifikimin e vetëdeklarimeve të zyrtarëve në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. 2016-ta edhe për politikën shqiptare pritet që të ketë zhvillime të rëndësishme të cilat do kenë ndikim të drejtpërdrejtë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe europiane. Reformat, kryesisht ajo në drejtësi apo eleminimi i kriminelëve në politikë mbeten patjetër kushtet kryesore që ndërkombëtarët kërkojnë të plotësohen nga Shqipëria.