Deputetja Jozefina Topalli i bashkohet protestës, shkon në çadrën e opozitës

Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka shkuar për herë të parë në çadrën e protestës së opozitës 3 ditë pas fillimit të saj. Sapo mbërriti në aeroport, Topalli shkoi menjëherë në protestën që po zhvillohet përpara godinës së Kryeministrisë. Deputetja e PD gjatë këtyre ditëve ka qenë në Bruksel, ku merrte pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se protesta e opozitës është e vonuar dhe tani që ajo ka filluar duhet të gjenden edhe forma të tjera, jo vetë qëndrimi në çadër. Topalli: Sigurisht që është shumë e vonuar, por megjithatë është mundësia për të mobilizuar sepse qytetarët na kanë pri ne, kanë dalë para nesh. Nuk është se nuk ndodh, ndodh që ata dalin para nesh. Ata na kanë treguar që ne jemi këtu gati për të reaguar. Ne duhet ti dalim zot atyre dhe interesave të vendit kjo është misioni dhe detyra e opozitës. Topalli: Unë kam qenë përherë. Unë nuk them radikalizimi, në nuk jam radikale në qenien time, por unë shoh ku po katandiset vendi im dhe në këtë situatë nuk ka zgjidhje tjetër, një lëvizje e fuqishme, një protestë e madhe që duhet shumfishuar në çdo lagje në cdo qytet. Kjo është një prej mënyrave, por ka të tjera pa fund. Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se nuk pret në lëvizjet politike që do të bëjë Ilir Meta, por shpresa e saj është të protestuesit dhe tek qytetarët. Në një intervistë për Ora News, Topallit tha se çadra nuk është forma e vetme e protestës, por ka shumë forma të tjera për të bërë presion. Topalli: Nuk hyj në grupin e njerëzve që rrinë dhe mendojnë skema apo të shikojnë sytë e njërit apo tjetrei, unë besoj tek qytetarët, tek protesta. Aty nuk kanë qenë vetëm demokratë, kanë qenë me parti pa parti. Njerëzit janë të mërzitur, ndaj dhe është detyra e politikanit për ta kuptuar cfarë dhimbje kanë. Nëse e kuptojmë këtë duhet të mednojmë cfarë duhet të bëjmë nesër, por nuk kemi kohë për të pritur, por duhet të lëvizim në cdo sekondë në cdo vend. Çadra nuk është e vetme ka shumë forma të tjerë protestimi për të bërë presion.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY “XHEPISTET”,TMERR I PASAGJEREVE NE URBAN DHE KLIENTEVE NE LOKALE
Artikulli tjetërPËRFSHIHET NGA FLAKËT KATI I 3-TË I NJË PALLATI, SHKRUMBOHEN NGA ZJARRI 8 APARTAMENTE