Deputetja e Shkodrës, Mariana Koçeku, ka shprehur mirënjohjen për pjesëmarrjen në programin International Visitor Leadership Program, të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku vlerëson mundësinë, mbështetjen dhe njohuritë e përfituara nga ky program, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë historikisht aleati më i fortë i Shqipërisë. Ajo nënvizon gjithashtu se kjo marrëdhënie duhet të vazhdojë të forcohet edhe më tej, veçanërisht përballë sfidave globale të kohës që po jetojmë.

POSTIMI I PLOTË
Mirënjohëse për mundësinë, mbështetjen dhe njohuritë që na mundësoi programi International Visitor Leadership Program, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. ShBA-të kanë kenë përherë aleati ynë ma i fortë dhe mbështetja jonë ma e madhe historike. Kjo marrëdhënie do të vazhdojë dhe duhet të vazhdojë edhe ma e fortë, sidomos përballë sfidave globale të kohës që po jetojmë. @statedept @usembassytirana 🇦🇱🇺🇸

Artikulli paraprakAKSIDENT NË PUNË, PLAGOSET MINATORI NË SPAÇ
Artikulli tjetërHOMAZHE NË LEZHË NË KUJTIM TË 25-VJEÇARES XHUANA NIKOLLAJ, E CILA I DHA FUND JETËS PAS DHUNËS SË USHTRUAR NGA ISH-BASHKËSHORTI