Rastet e kancerit të gjirit në Shqipëri çdo vit njohin një rritje të ndjeshme. Në sallën e këshillit bashkiak të Shkodrës u zhvillua një takim sensibilizues i organizuar nga lidhja demokratike e gruas në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit ku morën pjesë deputetja e PD Albana Vokshi dhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Deputetja Vokshi tha se 200 raste më shumë ka këtë vit me kancerin e gjirit.Janë rreth 8 mijë gra që kanë bërë mamografinë në zona rurale dhe s’kanë marrë ende përgjigje gjë për të cilëbn deputetja Vokshi fajësoi qeverinë.Kryebashkiakja Ademi foli për mosfuksionimin e herë pas hershëm të mamografisë por edhe problemet me shëndetësinë në Shkodër.Kryebashkiakja bëri të ditur se shumë shpejt do të ngrejë një strukturë për sensibilizimin e shëndetit publik pranë bashkisë Shkodër.Në këtë takim sensibilizues morën pjesë gratë që janë pjesë e këshillit bashkiak të Shkodrës por edhe organizatat e shoqërisë civile.

Artikulli paraprakDRANGU: NËNTORI, VALË PROTESTASH
Artikulli tjetërHARROHET, LINDJA E POETIT TË MADH, GJERGJ FISHTA