Një varkë peshkimi është përmbysur nga dallgët e detit në Velipojë dhe moti i përkeqësuar.

Si shkak i kësaj ngjarje shtetasi Altin Lleshaj 34 vjeç ka humbur jetën. 34 vjeçari trupi i së cilit ende nuk është gjendut bashkë me një shok të tij 24 vjeçarin Igor Cera janë future në derdhje të bunës me varkë për të peshkuar por erërat e forta e kanë përmbysur barkën e tyre. 34 vjeçari Lleshaj është përpirë nga dallgët duke mos arritur që të shpëtojë ndërsa shoku i tij, 24 vjeçari Igor Cera ka arritur që të dalë në breg. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë po ashtu edhe grupet e shpëtimit në kërkim të trupit të pajetë të Altin Lleshaj. Babai i Igor Cerës që arriti të shpëtonte rrëfen këtë ngjarje dhe momentet e tmerrit. Viktima Altin Lleshaj ka lindur në Lezhë dhe është banues në fshatin “Pulaj” në Velipojë. Ai sëbashku me shokun e tij që arriti të shpëtonte peshkimin në derdhjen e Bunës në Velipojë e kanë patur si një mënyrë jetese dhe çdo ditë kanë dalë sëbashku me varkë. Kësaj here moti i përkeqësuar në një mënyrë të papritur i ka zënë brenda në det duke bërë që 34 vjeçari të mos arrijë të shpëtojë.

Artikulli paraprakDREJTORI I UJËSJELLËSIT PËRGJIGJET PËR BANORËT E FERMENTIMIT
Artikulli tjetërALARM PËR BOMBË NË AERPORTIN E ATHINËS