Një 53-vjeçar nga Kamza i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se dje shtetasi me inicialet P. D., është dërguar me urgjencë në spital, ku për pasojë ka ndërruar edhe jetë.

Njoftimi i Policisë

Më datë 19. 06. 2018, në spital ka shkuar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte konsumuar fostoksinë në banesë, shtetasi P. D., vjeç 53, banues në Kamëz, i cili rreth orës 08:00, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBANDA SHQIPTARE KAPET ME 900 MIJË EURO DROGË
Artikulli tjetërZHDUKET ADOLESHENTI SHQIPTAR, POLICIA BRITANIKE KËRKON NDIHMË