Popullsia e Shqipërisë do të ulet me 4% , duke kapur shifrën 2.78 milionë banorë deri në 2031.Këto të dhëna janë bërë publike nga INSTAT në bazë të projeksioneve për numrin e banorëve në vendin tonë.

 

Rënia e popullsisë lidhen me lindshmërinë, e cila është gjithmonë e më e vogël si dhe me emigrimin.

Tirana dhe Durrësi, të cilët janë qarqet më të mëdhenj në vend do të jenë të vetmit që do të vijojnë të kenë rritje të popullsisë.

Kryeqyteti shqiptar pritet të ketë një rritje me 25% të numrit të banorëve e lidhur kjo kryesisht me migrimin e brendshëm ose ardhjen e banorëve nga rrethet.

Sipas projeksioneve të INSTAT, Dibra do të ketë rënien më të shpejtë të popullsisë brenda 15 viteve me rreth 34% e ndjekur nga Gjirokastra me 32% dhe Kukësi me 31%.

INSTAT JEP TË DHËNAT PËR NUMRIN E POPULLSISË

Të dhënat e INSTAT në bazë të projeksioneve parashikojnë një ndryshim të ndjeshëm të raporteve gjinore.

Parashikohet që në vitin 2031 qarqet me raportin gjinor më të lartë do të jenë Dibra 113 meshkuj për 100 femra e ndjekur nga Fieri me raportin 111,3 meshkuj për 100 femra.

Ndërkohë që Tirana do të jetë qarku me raportin gjinor më të ulët 98 meshkuj për 100 femra.

Artikulli paraprakKLSH ZBARDH SKANDALIN, OSHEE MBIFATUROI ENERGJINË ELEKTRIKE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA DO TË JETË SËRISH NËN VËZHGIM NGA KE