Pas Turqisë dhe Greqisë edhe Maqedonia goditet nga tërmeti.

Bëhet fjalë për dy tërmete të vogla, njëri në orën 03:53 prej 2.5 shkallë sipas Rihterit me epiqendër 16 kilometra në jug të Ohrit dhe në thellësi prej 2 kilometra; Tërmeti i dytë gjithashtu ishte me fuqi prej 2.5 shkallë sipas Rihterit, ndërsa është regjistruar në orën 04:49, 9 kilometra nga Jankovci dhe me thellësi prej 2 kilometra.

Nga 18 qershori deri më sot rajoni i Ohrit ka përjetuar mbi një mijë tërmete dhe si më i fuqishëm ishte tërmeti i regjistruar me 5 shkallë sipas Rihterit, tërmet i cili shkaktoi edhe dëme materiale. Ndërkohë edhe Italia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Mediat italiane raportojnë se lëkundje tërmeti janë regjistruar në Amatrice, zonë kjo që vite më parë shënoi viktima nga një termet i frikshëm që e goditi.

Tërmeti është regjistruar rreth orës 04:13. Ai ka qene 4.1 ballë dhe ka përshkruar provincat e Rieti, Aquila dhe Teramo. Sipas ekspertëve epiqendra ka qenë vetëm 10 km larg Amatrices. Mediat italiane nuk raportojnë ende për të lënduar, ndërkohë që pritet të bëhet edhe një bilanc për dëmet material.

Artikulli paraprakGJERMANI – NJË VIT PAS MASAKRËS NË MYNIH
Artikulli tjetërINTERPOL: ISIS, 137 KAMIKAZË GATI PËR TË GODITUR EUROPËN