Në stinën e verës ekspozimi ndaj rrezeve të diellit është akoma më i lartë. Kjo shton rrezikun e krijimit të problemeve kronike të lëkurës shpreht Aida Bajri mjekja dermatologe në spitalin rajonal të Shkodrës .

Në qytetin e Shkodrës vihet re rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve të cilët paraqiten pranë dermatologut për të bërë vizita thotë dermatologia Bajri.

Mjekja dermatologe Aida Bajri ka disa këshilla për sa i përket trajtimit të problemeve të lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga rrezet e forta të diellit.

Ndërkohë ata që duhet të tregohen më të kujdesshëm nga ekspozimi i tepërt në dielli janë moshat e treta të cilët duhet të shmangin daljet sidomos ndaj mesditës.