Me stadiumin “Loro Boriçi” nuk ka asnjë luftë politike. Kështu shprehet anëtari i komitetit ekzekutiv në federatën shqiptare të futbollit Arben Dervishi.Arben Dervishi ishte në Shkodër nga ku konsumoi edhe një kafe me drejtuesit e Vllaznisë dhe kryetarin e këshillit bashkiak Xhemal Bushati. Dervishi thotë se ajo që po ngadalson punimet në stadiumin e Shkodrës është mungesa e marrëveshjes që ende nuk është firmosur nga bashkia Shkodër .

Dervishi shprehet se deri në fund të këtij viti do të përfundojnë punimet në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa thotë se me projektin fillestar nuk ka asnjë devijim siç pretendohet.Para pak kohësh klubi Vllaznia bëri një deklaratë për shtyp duke vënë theksin tek ndërprerja e punimeve në stadiumin e Shkodrës gjë e cila sipas Arben Dervishit do të zgjidhet shpejt.