Atmosfera e festave të nëntorit tashmë ka mbërritur edhe në qytetin e Shkodrës, ku shkolla e institucione të ndryshme kanë nisur aktivitet në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për kombin tonë.

Edhe bashkia duke vazhduar traditën e përkujtimit dhe festimit të 28-s dhe jo 29-s, ka organizuar një sërë aktivitetesh ku i radhës ishte ekspozita me fakte dhe ngjarje nga koha e diktaturës që u shfaq në Muzeun e Kujtesës, enjten pasdite. Dëshmi, fakte, gazeta të vjetëra, copëza të asaj kohë jane tashme te ekspozuara pranë këtij muzeu për të gjithë te interesuarit Drejtori i Muzeut të Kujtesës, Pjerin Mirdita tregoi më shumë rreth kësaj ekspozite dhe rëndësisë së saj. Kjo ekspozitë është e hapur nga dita e enjte e në vazhdim, për të gjitha ata që duan dëshmi të gjalla të asaj që është cilësuar si diktatura më e egër komuniste në Evropë.