Dëshmia e hetuesit belg ‘fundos’ Frrokun,hetoi vrasjen në ’99-ën. Oficeri belg, dëshmitar i mbrojtur në Gjykatë

 

 Dëshmia e Steve Van Deneste dhe Josef Van Overdin konsiderohen si prova më e fortë e prokurorisë shqiptare ndaj ish-deputetit Mark Frroku që qëndron në burg si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit 18 vite më parë në Bruksel. Sipas prokurorisë, Van Deneste ish-oficeri prokurorisë belge që ka hetuar Frrokun dhe tre bashkëpunëtorët e tij është personi që ka punuar për zbardhjen e krimit. I shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Gjykatën Penale në Tiranë, Steve Van Deneste, i cili konsiderohet si dëshmitari kyç i prokurorisë shqiptare për akuzën e ngritur ndaj ish-deputetit kristiandemokrat. Po ku faktohet prania e Frrokut në këtë krim? Sipas burimeve për Report Tv, Van Denste ka përpiluar një raport, ku sipas tij, referuar dëshmitarëve anonim, që ligji belg lejon, tre vajzat shqiptare Lumja, Mira dhe Zana kanë qenë të shfrytëzuar për prostitucion nga vëllezërit Frroku. Në një konflikt me Aleksandër Kurtin, Mark Frroku i njohur në Belgjikë me emrin Dritan Morina në bashkëpunim me shqiptarët Lekë Dafa, Aleks Vuka dhe Arjan Bytyci kanë vrarë Kurtin. Për të administruar dëshminë e Van Deneste dhe Josef, gjykata vendosi të realizojë një seancë me dyer të mbyllura për arsye sigurie dhe pse më parë ky proces ishte vendosur të zhvillohej publik me praninë e mediave dhe familjarëve. Por dëshmia anonime është ajo çfarë kundërshtohet nga mbrojtësit e Frrokut pasi sipas legjislacionit shqiptarë çdo raport hetimorë apo deklarimet duhet të verifikojë e vërtetojë burimin qoftë ky dhe dëshmitar i mbrojtur. E pranishme në seancën e kësaj të marte e pranishme ishte dhe avokatja belge e Mark Frrokut, por dhe ajo nuk lejua të qëndrojë në sallë gjatë deklarimeve të dëshmitarëve të mbrojtur. Të njëjtën dëshmitarë pritet të dëshmojë dhe në procesin tashmë të veçuar të bashkëpunëtorit të dyshuar të Frrokut, Kristian Marinaj, seancë e vendosur për këtë të martë, por e shtyrë për ditën e mërkurë për shkak se deklarimet e tyre zgjatën tej afateve. Ish-deputeti Mark Frroku është nën akuzë pasi sipas prokurorisë dyshohet se në vitin 1999 ka vrarë me thikë bashkëkombasin e tij Aleksandër Kurti, por ai vetë e ka mohuar këtë akuzë. Akuza Viktima Aleksander Kurti kishte rënë në dashuri me një prostitutë me iniciale L.S. Kjo vrasje e paramenduar shtrihet brenda fushës së vrasjes mafioze, e organizuar nga qarqet e tutorëve. Shtetasja L.S. kishte lënë takim me viktimën në ditën e ngjarjes (fakteve). Aleksandër Kurti kishte menduar se do të takonte prostitutën, por ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Marinaj Kristian, i njohur si Arjan Bytyçi si dhe Lek Bib Djafa ishin bashkëpunëtorë të Vuka Besnik. Dëshmitarët kishin përmendur numrin e autorëve. Ata u arratisën jashtë vendit disa ditë pas ngjarjes. Me vendim të datës 15 janar 2010 në mungesë, ndaj të akuzuarve Besnik Morina, Besnik Vuka, Arjan Bytyci dhe Bib Lek Djafa, Gjykata e Krimeve të Rënda të Rrethit të Brukselit ka dënuar secilin prej tyre me nga 10 vjet heqje lirie. Duke qenë se nga personat e dënuar është ankimuar vendimi i dënimit, Gjykata e Kasacionit me vendimin e datës 24 mars 2010, e ka kthyer çështjen për rigjykim Gjykatës për Krime të Rënda të Provincës Brabant-Wallon, Belgjikë. Identitetit e Frrokut ne Blegjike Besnik Morina, i lindur në 6 tetor 1972 Dritan Frroku, lindur në 6 tetor 1972 Dritan Frroku, lindur në 2 korrik 1969 Piro Sofrani, lindur në 2 korrik 1969

Artikulli paraprakJAPONIA I DHURON SHQIPERISE 129 TOYOTA PRODHIM I VITIT 2016
Artikulli tjetërSHANTAZH PER HASHASHIN,ADOLESHENTET GJOBITEN DJALIN E ISH-DEPUTETIT