Qyteti i Shkodrës është zgjuar herët mëngjesin e kësaj të hëne. 16 shtatori ka shënuar ditën e parë të shkollës për më shumë se 22 000 nxënës të qarkut Shkodër. Nga ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës” Kadri Ymeri drejtor i Zyrës Vendore Arsimore uroi nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor ndërsa bëri të ditur se kësaj shkolle I është shtuar tashmë një ambjent I ri ëpr të gjithë nxënësit.

Edhe prefekti i qarkut Shkodër, Çesk Millja ka përcjellë mesazhin e tij.
Nuk ka munguar as urimi i Enkelejda Bashës, drejtore në shkollën “Dëshmorët e Prishtinës”.

Në qarkun Shkodër janë 1200 nxënës të cilët u ulën për herë të parë në bankat e shkollës, një numër ky më i vogël krahasuar me 1 apo 2 vite më parë.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 16.09.2019
Artikulli tjetërPD SHKODËR: QEVERIA EKSOD MASHTRIMESH PËR ARSIMIN