Situata është nën kontroll dhe grushti i shtetit nga një grup ushtarësh ka marrë fund. Është kjo deklarata e Kryeministrit turk Bilani Yildirim, pas një mbrëmje ankthi që pushtoi vendin. Sekretari i agjencisë turke të inteligjencës gjithashtu konfirmoi se situata ishte nën kontroll. Televizioni shtetëror TRT, që ishtë marë nën kontroll nga puçistët, u rikthye në duart e nga forcave të sigurisë turke.

Puçistët, që e cilësuan veten si “Këshilli i paqes së vendit”, e detyruan folësin që të lexonte deklaratën se Ushtria tashmë kishte marrë nën kontroll vendin. Megjithatë, situata vijon të mbetet kaotike në disa zona nëpër Turqi, përshirë urën e Bosforit, që u mbyll nga Ushtria. Kjo e fundit tentoi të sulmonte me bombë parlamentin turk, të paktën sipas raportimeve të agjencisë turke të lajmeve Anadolu