Është shoqëruar me debate anullimi I mbledhjes së këshillit bashkiak të premten e 23 shtatorit. 19 anëtarët e pranishëm e quajtën të turpshëm veprimin e 32 anëtarëve të tjerë të cilët nuk u paraqitën në sallë. Kështu, nuk u plotësua kourumi prej të paktën 26 anëtarësh që duhen për të zhvilluar mbledhjen.

Në sallë nuk u bënë më shumë se 19 anëtarë të këshillit bashkiak nga 26 që duhen minimalisht. Në total këshilli bashkiak ka 51 anëtarë të cilët pothuajse janë të gjithë të majtë, por pavarësisht bindjes së përbashkët politike nuk arrijnë të bëhen bashkë për të plotësuar kourumin e duhur për të zhvilluar mbledhjen e parë pas 2 muajsh pushime. Në mbledhjen e kësaj dite ishte përfshirë edhe miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike, të cilin e presin shumë familje shkodrane të cilat jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Po ashtu edhe miratimi I project buxheteve afatmesëm për vitin 2022 – 2024 për emergjencat civile dhe arsimin. Pas 45 minutash pritje, kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadija lajmëroi anullimin e mbledhjes dhe shtyerjen e saj në ditën e martë, 27 shtator, në orën 17:00.