U MIRATUA PARA NJË VITI NË KËSHILLIN BASHKIAK, NUK FUNKSIONON. Para më shumë se një viti, në fillim nëntorin e 2013-ës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u miratua projekt-vendimi për bashkëfinancimin e Bashkisë me programin e decentralizimit e zhvillimit lokal për grumbullimin e diferencimin e mbetjeve urbane.

Në atë kohë ekspertët e mjedisit bënë një prezantim të detajuar të projektit të diferencimit të mbetjeve dhe në fund si gjithmonë antarët e këshillit bashkiak e miratuan me shumicë votash. Por cila është situata sot? Mjafton një gjiro kudo në rrugët e Shkodrës apo lagjet e qytetit për të vërtetuar se edhe këtë herë diferencimi i mbetjeve urbane dështon për të dytën herë. Në fakt në atë mbledhje të këshillit bashkiak, këshilltarët e koalicionit të majtë Genc Uruçi, Luan Heta apo Jetmira Kozmai kërkuan llogari se ku kanë shkuar investimet për projektin e parë të diferencimit të mbetjeve urbane dhe cila është arsyeja që në atë kohë nuk funksionoi ai projekt i trumpetuar. Askush nuk dha llogari nga ana e Bashkisë për akuzat që opozita në këshill lëshoi drejtpërdrejtë. Tashmë ka kaluar një vit që nga koha kur pasi drejtuesit e Bashkisë pranuan publikisht dështimin për projektin e parë dhe duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Në Shkodër pas miratimit të projektit të diferencimit të mbetjeve urbane mbërritën një numër i konsiderueshëm kazanësh të të gjitha përmasave dhe u hapën dy pika grumbullimi për mbetjet. Në të vërtetë asgjë nuk e ndryshoi situatën dhe Shkodra në shumë pjesë të saj përveçse vijon të jetë e ndotur po ashtu ky qytet është larg idesë për diferencimin e mbetjeve urbane.  Pavarësisht se në mbledhjen e para një viti në këshillin bashkiak u fol me superlativa dhe u quajt si projekt shpëtimi relisht pas jo më shumë se një viti e gjitha ka dështuar. Në fakt diferencimi e përpunimi i mbetjeve janë ndër bizneset më fitimprurëse  në botë dhe si e tillë duhet të jetë edhe për Shkodrën. Nëse në shtetet e zhvilluara është funksionale ndryshe nga atje në Shkodër jepen miliona lekë por asgjë nuk funksionon.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/QSVhx6jB5fc” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“5 HERONJTË” PUNIMET NË PËRFUNDIM
Artikulli tjetërHYRJA E SHKODRËS, “TELENOVELA” VIJON