Seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë sërish.

Kryesuesi i seancës, deputeti i zgjedhur i LVV-së, Avni Dehari tha se “nuk pati konsensus” në konsultimet që i thirri paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike.

“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari.
Seanca konsituive e cila nisi të martën dhe atë ditë vazhdoi vetëm deri pas procesit të votimit të raportit të komisionit të përkohshëm parlamentar për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve (52 deputetë votuan për këtë raport, 46 kundër dhe 11 abstenuan), nuk ka vazhduar as deri aty sot.

Artikulli paraprakDHURIM GJAKU PËR PERSONAT TALASEMIK
Artikulli tjetërTAKIM ME AUSTRIAKËT PËR TURIZMIN NË SHKODËR