Bashkimi Evropian dështoi sot të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë , njoftoi shefja e politikës së jashtme evropiane Kaia Kallas pas përfundimit të Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme në Bruksel.

Kallas tha se ishte “vërtet e trishtuar” nga ngjarja, duke shtuar se tani “topi është në fushën e Sllovakisë “. Më parë, kryeministri sllovak Robert Fico kishte njoftuar se përfaqësuesi i vendit të tij në Këshill do të kërkonte një shtyrje të votimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës.Ai argumentoi se kërkesa pasqyron qëndrimet e partive politike të vendit të tij mbi propozimet e paraqitura nga Komisioni për të ndihmuar Sllovakinë të kapërcejë çdo pengesë që do të hasë në furnizimet e saj me gaz pas ndalimit të planifikuar të importeve të gazit rus nga viti 2028.

Ky plan nuk lidhet me paketën e re të sanksioneve, por Sllovakia i lidhi të dy çështjet. Kalas tha gjithashtu se çështja e aseteve të “ngrira” ruse në BE do të diskutohet në takimin joformal të ministrave të jashtëm në fund të gushtit.

Artikulli paraprakINFLACIONI NË SHBA RRITET, TARIFAT RRISIN ÇMIMET
Artikulli tjetërSULMET IZRAELITE VRASIN 93 PALESTINEZË NË GAZË