Çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ju sjellim pak copëza të debatit të sjellë në redaksi nga gazetarët tanë Shpallet “Lëvizja për Demokraci në PS” Tetë figura të rëndësishme të Partisë Socialiste kanë shpallur sot në mbledhjen me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare grupimin e ri “Lëvizja për Demokraci në PS”. Platforma u shpall nga Maqo Lakrori, ndërsa pjesë e grupimit të ri janë Ben Blushi, Rexhep Mejdani, Mimoza Hafizi, Petrit Ago, Namik Kopliku, Suzana Hakrama dhe Ndre Legisi. “Lëvizja për Demokraci në PS” shpallet fill pas propozimit që kryeministri Rama bëri në Asamble për të shkuar në referendum lidhur me çështjen e kryetarit të PS. Arta Dade: Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një kryetar që ka 7 vjet pa u zgjedhur. Kritike Dade është shprehur edhe lidhur me respektimin e statutit për zgjedhjen e kryetarit të PS. Deputetja e ka nisur me një batutë: “Po sikur të bëhem unë kryetare!” Arta Dade: “Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me një kryetar që ka 7 vjet pa u zgjedhur. Mungesa e demokracisë mund të na largoje nga partia nëse vijohet kështu” Flet Blushi por ikën Rama Rama nuk është i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë gjatë fjalës së Blushit Ben Blushi: Kam kërkuar vetëm zbatimin e statutit të PS. Nuk mund të ketë zgjedhje për çdo forum dhe jo për kryetarin e partisë. I kam dorëzuar propozimet që i kam bërë Asamblesë së PS. Nëse duhet të zgjedh mes partisë dhe Shqipërisë, zgjedh vendin. Statuti është si një makinë që ka gjithçka, por jo timon Bashkim Fino i përgjigjet me batutë: Ka timon, por e ka në krah të djathtë. Mimoza Hafizi: Ndjehem e kërcënuar, Rama të kërkojë ndjesë ndaj nesh Servet Pëllumbi: Fjala e kryetarit, më e mira që kemi dëgjuar.

/ Star Plus TV /

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“ANNA FOUNDATION” SJELL NJË ATMOSFERË NDRYSHE
Artikulli tjetërKRIJOHET BRENDA PS-së “LËVIZJA PËR DEMOKRACI”