Mësohen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Malësinë e Madhe, teksa vetëm sot pas 5 ditësh u gjetën trupat e viktimave, Klement Papajt dhe Vilson Çutajt.

Zbulohet se tek parcela me kanabis e Danjel Pepajt në zonën malore të Vrithit i ka çuar pikërisht vetë babai i tij, Rrok Pepaj i cili ishte ngujuar pak më parë prej të birit dhe ultimatumit nga familjet e viktimave.

Ndërkohë Danjel Pepaj e ka qëlluar Klement Pepajn me plumb në ballë, kurse Vilson Çutajn e ka vrarë duke e qëlluar me dy plumba, në brinjë dhe bark.

Prej 5 ditësh të tre personat kanë qenë të zhdukur, por u mësua se ata kanë pasur një konflikt për parcelat me kanabis. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj kanë torturuar Danjel Pepajn pasi e akuzonin se u kishte vjedhur parcelën me kanabis.

Ku i fundi u hakmorr duke i vrarë me armë zjarri. Autori Danjel Pepaj nuk është kapur ende teksa nuk dihet nëse ku fshihet, në Shqipëri apo ka kaluar për në Mal të Zi.

Artikulli paraprak“SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR JU”! YURI KIM: SHPRESOJMË QË GJYQTARËT T’I PËRGJIGJEN THIRRJES SË KLGJ PËR KUSHTETUESEN
Artikulli tjetërDINAMIKA E NGJARJES/ SI DANJEL PEPAJ VRAU DY KUSHËRINJTË, I DHA 30 RRËNJË KANABISI, MË PAS I QËLLOI NGA MBRAPA KUR PO LARGOHESHIN, PARCELËS IA VURI FLAKËN