Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e në fshatin Madhesh, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit.Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se i riu, banues në fshatin Zenisht të Matit, dyshohet se është ndjekur nga një tjetër automjet teksa udhëtonte i vetëm nga qyteti i Burrelit drejt Ulëzës. Sipas të dhënave paraprake, ndjekja ka vijuar deri në fshatin Madhesh, ku dyshohet se është realizuar rrëmbimi i tij.
Hetuesit kanë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në qytetin e Burrelit, por mungesa e tyre në segmentin rrugor drejt Ulëzës po e vështirëson identifikimin dhe gjurmimin e autorëve të dyshuar.Trupi i pajetë i të riut u gjet në një zonë me shkurre, rreth 10 metra larg bregut të liqenit, ndërsa automjeti i tij mendohet se është hedhur në ujë dhe vijon të kërkohet nga polumbarët e RENEA-s dhe njësitë e tjera të specializuara të policisë.Sipas hetuesve, ekziston dyshimi se Dobra është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është hedhur në një rrëpirë së bashku me automjetin e tij. Familjarët e viktimës, të cilët janë marrë në pyetje, kanë deklaruar se Renisi nuk kishte konflikte të njohura dhe nuk kishte marrë kërcënime, ndërsa dinamika e plotë e ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë krim të rëndë mbeten ende të paqarta.

Artikulli paraprakZJARR NË LAGJEN “NËNË TEREZA” NË LEZHË
Artikulli tjetërVELIPOJË, GODITET NJË RAST I SHITJES SË LËNDËVE NARKOTIKE