Një person është shpallur në kërkim për ngjarjen e djeshme në Vlorë të ndodhur në lagjen ku u gjetën të vdekur në banesën e tyre Olsi Hoxhallari dhe Salie Hoxhallari, nënë e bir.

Nuk dihet ende nëse personi i shpallur në kërkim është i afërm i familjes Hoxhallari apo banor i lagjes 1 Maji ku dhe ka ndodhur ngjarja, por sipas burimeve të grupit të hetimit një person i dyshuar për vrasjen e Olsi dhe Salie Hoxhallarit është shpallur në kërkim nga policia. Më herët policia shoqëroi në komisariat bashkëshorten e viktimës Olsi Hoxhallari, kunatën e tij së bashku me 2 vajzat, të cilat pas deponimit janë liruar mëngjesin e sotëm.

Dy viktimat u gjetën të shkrumbuar dje në një nga ambientet e shtëpisë së tyre. fillimisht u mendua se vdelja e tyre erdhi si pasoje e një zjarri aksidental, por më pas policia nisi hetimet për vrasje, pasi në trupat e të ndjerëve u gjendën shenja dhune.

Artikulli paraprakDIGJET AUTOMJETI NË AFERSI TË XHAMISË
Artikulli tjetërSKENARI I PD:TË ENJTEN SEANCA NË FUNKSION TË THIRRJES PËR PROTESTËN