Ministria e Jashtme dha sqarime në lidhje me takimin treditor të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, përkatësisht Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, duke mos dhënë detaje nëse palët kanë gjetur dakordësi në ndonjë çështje. Takimi u mbyll sot në mesditë, ndërsa nisi të premten e shkuar rreth orës 15:00.

“Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.

Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive.

Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”, sqaron deklarata.

Artikulli paraprakDËMTOHET YLLI I EKIPIT, PSG ME MUNGESA NDAJ LYON
Artikulli tjetërKRYEMADHI NË FIER:27 JANARI PROTESTA MË E MADHE NË HISTORI