Kjo është pamja e bregdetit të Kunës në Shëngjin, pas stuhive detare të ditëve të fundit. Krahas pishave qindra vjeçare, dallgët e detit kanë dëmtuar edhe trotuarin e rruges kryesore në një gjatësi prej rreth 100 metrash, si dhe një biznes në këtë zonë.
Situata e krijuar është pasojë e erozionit detar, i cili ka marrë përmasa shqetësuese, duke kërcënuar zonën e banuar të Kunës. Eksperti i mjedisit, Jak Gjini, thotë se nga viti 2017 e deri më tani, deti ka asgjësuar rreth 6 hektarë tokë ranore, përgjatë një distance prej 6 kilometrash.
Si zgjidhje emergjente shihet vendosja e dallëkthyeseve për të mbrojtur zonën e banuar të Kunës nga përparimi i detit.
Alarmi për erozionin detar në Shëngjin është dhënë prej vitesh, por ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për t’i bërë ballë këtij fenomeni të rrezikshëm, i cili çdo vit siperfaqe tw madhe toke. Nderkohe me uljen dallgellizimit te detit Bashkia Lezhe pritet te nise punen per riparimin e shetitores se demtuar ne Kune.

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, PËRMIRESOHET SITUATA NË SHKODËR
Artikulli tjetër113 VJETORI I POLICISË, AKTIVITET NË DVP SHKODËR