GJYKATA E LARTË NDRYSHON MASËN E ARRESTIT PËR DEPUTETIN E SHKODRËS Gjykata e lartë ndryshon masën e sigurisë për deputetin e qarkut të Shkodrës Tom Doshi, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.

I pakënaqur nga ky vendim, avokati i deputetit, deklaroi se kjo cështje vërteton që sistemi i drejtësisë shqiptare është nën influencën e politikës Ndërsa avokati deklaroi se deputeti do të mund të kthehet në kuvend, vetë Doshi deklaroi të kundërtën. I sigurt në pafajësinë e tij dhe që kësaj cështjeje do ti shkojë deri në fund, Tom Doshi akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e kuvendit Meta se po pengonin lirimin e tij. Në datën 21 prill, kur ishte përcaktuar të zhvillohej kjo seancë, Gjykata e Lartë shtyu vendimin pasi munguan dy anëtarë të Gjykatës.

Artikulli paraprakTwitter lejon dërgimin e mesazheve direkte tek secili përdorues
Artikulli tjetërEUROSTAT, SHQIPËRIA ME PAGAT MË TË ULËTA