Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021. Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Ai ka kryer studime në fushën e ekonomi-financës, teksa më herët ka mbajtur edhe detyrën e nëndrejtorit të Përgjithshëm të TVSH. Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, e ndërsa pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit Drejtues. Sakaq, në vendimet të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Prill 2023, njoftohet se Enkelejd Joti emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes, një vendim, i cili hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I: Z. Enkelejdi Joti emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Artikulli paraprakTRITOLI NË MAKINËN E KREUT TË PD, KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT: TË HETOHET ME PËRPARËSI
Artikulli tjetërRENDITJA E PARTIVE POLITIKE NË GARËN E 14 MAJIT