
Kolec Topalli dhe Ahmet Bushati u propozuan për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” në këshillin bashkiak të Shkodrës ndërsa Agim Doçi për titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Për këtë të fundit disa prej këshilltarëve ishin kundër.
Duke diskutuar për votimin e fshehtë për dhënien e titujve dhe miratimin ose jo për ngritjen e Këshillit artistiko-kulturor në sallën e këshillit u zhvillua edhe një debat duke bërë që mbledhja të ndërpritet për një pushim.
Pas pushim për disa minuta, mbledhja vijoi normalisht.
Në fund Kolec Topalli dhe Ahmet Bushati u votuan unanimisht duke i dhënë titullin “Qytetar Nderi”. Edhe Agim Doçi mori titullin “Mirënjohja e Qytetit” por i konstetuar me 17 vota pro dhe 11 kundër.
U votua edhe këshilli kulturor që do përbëhet nga Ferid Kola, Valbona Karakaçi, Zef Paci, Roland Guli, Elena Zorba, Artan Kalaja dhe Gëzim Puka.


