Mjeku Dhimitër Kraja, në konferencën për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se në spitalin COVID1 janë të shtruar 9 pacientë, por theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme.

Sipas mjekut, përjashtuar një pacient, i cili kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër COVID, të tjerët rezultojnë të pavaksinuar, ndërsa i përkasin grupmoshës nga 69 deri në 72 vjeç.

“Në spitalin COIVID 1 janë 9 pacientë. Gjendja e tyre e përgjithshme është e kënaqshme. Nuk janë pacientë që janë vaksinuar më parë apo që kanë kaluar sëmundjen, me përjashtim të një rasti, i cili ka bërë vetëm një dozë të vaksinës dhe nuk e ka bërë të dytën. Mosha e të sëmurëve vijojnë të jetë mbi 69 deri në 72-vjeç.

Situata është e mirë, nuk kemi patur raste shumë të rënda, apo vdekje dhe pavarësisht se rritjes së rasteve, kjo nuk reflektohet me forma të rënda apo vdekjeprurëse”, tha mjeku.

Artikulli paraprakRAKACOLLI: EDHE PSE KEMI VARIANTIN DELTA NË SHQIPËRI, MASAT ANTI KUFIZUESE NUK NDRYSHOJNË
Artikulli tjetërLUMI BUNA, I VETËM “PËRBALLË” UJËRAVE TË ZEZA