Dhjetëra të vrarë nga luftimet midis Pakistanit e Afganistanit

 

Pakistani bëri me dije të dielën se forcat e saj vranë të paktën 50 trupa afgane dhe shkatërruan pesë pika kontrolli përgjatë përleshjeve në kufirin e diskutueshëm midis dy vendeve, ngjarje këto të ndodhura dy ditë më parë. Nga ana tjetër, Afganistani hodhi poshtë pretendimet duke deklaruar se vetëm dy policë kufitarë dhe një civil mbetën të vrarë. Dy ushtritë hapën zjarr të premten rreth pikës së kalimit kufitar Çamas, e cila është mbyllur nga Pakistani, duke krijuar radhë të gjata midis dy anëve të kufirit. Përleshjet, të cilat përfunduan pas disa orësh përfunduan kur komandantët lokalë zhvilluar një bisedë nëpërmjet një linje telefonike urgjence. Të dyja vendet janë aleatë të Shteteve të Bashkuara. Të dy fqinjët ndajnë një kufi të kufizuar prej 2,200 kilometrash, ndërsa akuzojnë njëri-tjetrin për mbështetje ndaj grupeve militante. Gjenerali pakistanez Maj Nadeem Ahmad u tha gazetarëve se dy ushtarë pakistanezë u vranë në luftimet e së premtes dhe nëntë u plagosën, duke shtuar se 100 forca afgane u plagosën. Ai tha se një grua u vra dhe 30 civilë të tjerë u plagosën gjatës sulmit, gjë që detyroi disa banorë vendas të iknin nga shtëpitë e tyre. Zyrtarë pakistanezë thanë se luftimet nisën pas forcat afgane të sigurisë qëlluan me armë ndaj punonjësve të regjistrimit pakistanez dhe trupave që i shoqëronin ata, duke vrarë 9 civilë e duke plagosur 42 të tjerë, përfshirë gra dhe fëmijë. Ata thonë se qeveria afgane ishte njoftuar dhe kishte dhënë koordinatat e fshatrave kufitare, ku punëtorët e regjistrimit po shkonin derë më derë. Zyrtarët afganë thanë se trupat pakistaneze qëlluan të parat. Afganistani refuzon të njohë kufirin ndërkombëtar, i cili ndjek të ashtuquajturën Linja e Durandit, e themeluar më shumë se një shekull më parë kur Perandoria Britanike kontrollonte pjesën më të madhe të Azisë Jugore. Linja kalon nëpër atdheun tradicional të grupit etnik Pashtun, i cili dominon Afganistanin dhe është një pakicë në Pakistan.

Artikulli paraprakLEZHË, DIGJET AUTOMJETI I KREUT TË PS-SË
Artikulli tjetërRAMA: NGA NESËR, NIS RRUGËTIMI PA PD-NË DREJT 18 QERSHORIT