Dhjetra tifozë, të afërm dhe familjarë kanë pritur në aeroportin e Rinasit kampionin e Europës Izmir Smajlaj.

Tifozët deklarojnë se kanë përjetuar një emocion të madh kur shkodrani mori medaljen e arit. Të afërm si futbollistja Uendi Muja apo edhe miq si basketbollistja Edona Berranija ishin në aeroport për ta pritur kampionin e Europës. Vetë kampioni i Europës shprehet mes emocionesh se familja e tij ka qenë shtysa kryesore deri në këtë sukses të madh. Përveç tifozëve, familjarëve e të afërmëve kampioni i Europës nuk u prit në aeroportin e Rinasit as nga përfaqësues të qeverisë qëndrore por as nga drejtues apo përfaqësues vendor çka tregon se mungesa e vëmendjes vazhdon edhe pas këtij suksesi të madh të atletit shkodran.

Artikulli paraprakTRAJNERI TUFI: BESOJA TEK CILËSITË E KAMPIONIT SMAJLAJ
Artikulli tjetërBRUKSEL, SHQIPTARËT NË PROTESTË PËR ZGJEDHJE TË LIRA