NJË GRUP HETIMOR NGA KJO ZYRË DO HETOJË PËR VIDEO-SKANDALIN. Video-skandali me edukatoret e shtëpisë së fëmijës parashkollor që dhunojnë në mënyrën më ç’njerëzore fëmijët jetim që trajtohen në atë institucion ka sjellë reagimin e menjëhershëm të zyrës së avokatit të popullit. Alfred Koçobashi pjesë e institucionit të avokatit të popullit në Shkodër është nisur menjëherë drejt Tiranës për të zhvilluar një takim urgjent në zyrën e Igli Totozanit i cili drejton këtë institucion.

Zyra e avokatit të popullit pasi ka shqyrtuar video-skandalin e dhunimit të fëmijëve përmes një deklarate për shtyp ka shprehur shqetësimin dhe se kjo ngjarje nuk do mbetet me kaq. Në deklaratë thuhet se: “Institucioni i Avokatit të Popullit nepërmjet medias u njoh me pamjet filmike ku një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Menjëherë pas vënies në dijeni për këtë rast Avokati i Popullit është i shqetësuar për këto pamje”-thuhet në deklaratë. Po ashtu bëhet e ditur se kjo zyrë ka ngritur edhe një grup hetimor me ekspertë që tashmë kanë mbërritur në Shkodër dhe do hetojnë mbi video-skandalin që shokoi mbarë opinionin për mënyrën e sofistikuar të dhunës ndaj fëmijve. Deklarata e zyrës së Avokatit të Popullit më tej vijon: “Për këtë rast, është ngritur një grup pune me ekspertë, të cilët janë nisur drejt Shkodrës për të kryer një hetim administrative në lidhje me këtë rast”. Po ashtu për institucionin e shtëpisë së fëmijës parashkollore në Shkodër do ketë edhe një rekomandim nga zyra e Avokatit të Popullit me të cilën mbyllet edhe deklarata: “Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit do t’i përcjellë rekomandimet e nevojshme institucioneve përkatëse”-përfundon deklarata për shtyp e Avokatit të Popullit lidhur me video-skandalin ku edukatorët dhunojnë barbarisht fëmijët e vegjël. Institucioni i Avokatit të Popullit nëpërmjet medias u njoh me pajmet filmike ku një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijëve në Shkodër ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. Menjëherë pas vënies në dijeni për këtë rast Avokati i Popullit, i shqetësuar për këto pamje, ka ngritur një grup pune me ekspertë, të cilët janë nisur drejt Shkodrës për të kryer një hetim administrativ në lidhje me këtë rast. Pas përfundimit të hetimit, Avokati i Popullit do t’i përcjellë rekomandimet e nevojshme institucioneve përkatëse.

Artikulli paraprakVIDEO SKANDALI ME FËMIJET, REAGON MINISTRI KLOSI
Artikulli tjetërSKANDALI, LUMANI: ABUZIM FIZIK E PSIKOLIGJIK ME FËMIJËT