Po tju referohemi shifrave te dhunes ndaj grave ne 8 mars duhet protestuar .
Keshtu shprehet drejtoresha e qendres se gruas “Hapat e Lehte” Alketa Leskaj teksa tregon se Shkodra gjithnje e me shume po perballet me rritje te ketij fenomeni. Sipas saj vetem gjate ketij viti jane shenuar ,mbi 90 raste te reja gje e cila ka cuar edhe ne shtimin e games se sherbimeve qe ofron kjo qender. Sipas Leskaj vemendja e institucioneve pergjegjese ndaj kesaj kategorie vazhdon te jete formale, ndersa strehimi I tyre mbete problemi me emergjent . Nderkaq grate e dhunuara duket se pasi shkeputen nga bashkeshorti dhunues perballen jo vetem me probleme ne mentalitet por edhe me ate financiare dhe integruese ne shoqeri. Nderkohe dita nderkombetare e GRUAS, shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.