MË Vrasja e Lumturie Xhilaj nga bashkëshorti i saj pak ditë më parë në fshatin Guci e Re por edhe rastet e shtuara të dhunës ndaj grave kanë bërë që Brigela Demaj, një aktiviste dhe krijuese e qendrës Genesis të organizojë përpara bashkisë Shkodër protestën “Ne nuk heshtim më” për të sensibilizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Demaj shprehet se turpi është i burrave që dhunojnë ndërsa kërkon nga institucionet që të ketë një përforcim të dënimeve ligjore pë rata që dhunojnë gratë dhe vajzat. Vetëm gjatë vitit 2016 janë 177 raste përmes statistikave zyrtare në gjykatën e shkallës së parë të Shkodrës tha Demaj ku është lëshuar urdhër-mbrojtje për gra dhe vajza të dhunuara, shifër problematike për shkak se rastet në çdo vit vijnë duke u shtuar.