STATISTIKAT PARAQESIN NJË SITUATË ALARMANTE PËR KËTË FENOMEN .Dhuna ndaj gruas është rritur ndjeshëm. Shifrat tregojnë se dhuna ka kaluar deri në ekstrem, në vrasje.Pavaresisht se ne Shkoder, qe prej vitit 2012-te nuk është shënuar asnje vrasje ndaj grave, statistikat jane te frikshme.

Sipas te dhenave qe raportohen nga Drejtoria e Policise se Shkodrës behet me dije se zyrtarisht per dhune ndaj familje ka pasur 74 procedime penale, nderkohe qe shifra mund te jete edhe me madhe referuar rasteve te cilat nuk jane bere publike dhe ku grat nuk I jane drejtuar policise per te denoncuar dhunen ndaj tyre. Zakonisht, dhuna ndaj grave rrjedh nga pabarazitë në mes të dy gjinive, si në jetën publike ashtu dhe private. Megjithatë për Shqipërinë në veçanti, karakteri patriarkal i familjes shqiptare, izolimi nga pjesa tjetër e botës gjatë regjimit komunist dhe periudha e tranzicionit që vendi po e kalon aktualisht janë shenjat të cilat kanë përvetësuar këto praktika dhe mentalitete mesjetare.Në vitin 2006, Shqipëria ka miratuar ligjin “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare.” Sipas këtij ligji, viktimat e dhunës në familje mund të kërkojnë masa të mbrojtjes dhe të kërkojnë nga ministritë përkatëse bashkëpunim në identifikimin dhe ndjekjen penale të dhunës në familje. Definitivisht, ligji i përmendur më lart ka nxitur besimi tek shumë gra që ato të denoncojnë dhunën në familje tek autoritetet. Megjithatë shumë punë mbetet për t’u bërë.Dhuna me bazë gjinore është një abuzim i të drejtave të njeriut dhe dinjitetit. Ajo nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ka ndikim tek të gjithë ne. Ajo nuk ka kufij gjeografik, etnik apo kulturorë. Gratë e dhunuara mund të jenë nga të gjitha klasat, moshat dhe racat. Kjo është arsyeja pse dhuna ndaj grave nuk duhet të shikohet vetëm si një çështje e femrave. Meshkujt duhet të marrin pjesë në mënyrë aktive në luftën dhe parandalimin e dhunës ndaj grave, sepse në këtë mënyrë ata parandalojnë dhune kundër nënat, motrat, bijat apo shoqet e tyre.

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/F6FKw6z5WdU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]