Dhuna e mësuesve ndaj nxënësve të vegjël vijon të jetë një problem në arsimin shqiptar. Dhe ata që i nxjerrin zbuluar këto skandale janë vetë nxënësit të cilët përmes videove amatore kanë ngritur shpesh zërin në mediat sociale për të treguar këtë realitet të hidhur të shoqërisë sonë.

Një mësuese në Bushat të Bashkisë Vau Dejës shfaqet në një video të publikuar në Facebook, duke qëlluar vazhdimisht me shpullë në kokë një nxënës të sajin, i cili mesa duket nuk ka arritur ta kuptojë qartë detyrën e caktuar prej saj.Por a është kjo përgjigjja e merituar qe nje mësuese duhet t’i japë nxënësit për te cilin paguhet ta mësoje?!.Ngjarja ka ndodhur një vit më parë por është publikuar tani ndërsa identiteti i mësueses e cila rreh barbarisht nxënësin e nuk bëhet i ditur.