
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me grupin e emigranteve të vendosur në kampin e Gjadrit dhe që u përfshinë në veprime të dhunshme.Sipas burimeve zyrtare një grup përsonash kanë dëmtuar dysheket dhe sende të tjera në dhomat ku qëndronin, ndërsa tre prej tyre kanë dëmtuar edhe veten e tyre me sende të forta.Bëhet fjalë për përsona të cilët janë përdorues të lëndëve narkotike dhe nën efektin e tyre, kanë ndërmarrë këto veprime të dhunshme.Kjo situatë e krijuar ka vënë menjëherë në lëvizje autoritetet italiane të cilat kanë shtuar masat e sigurisë brenda kampit të Gjadrit.Përsonat e identifikuar si të dhunshem janë futur në dhomat e izolimit dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshem nga punonjësit e sigurisë, ndërsa dëmet e vogla që kanë shkaktuar nga veprimet e tyre të dhunshme janë rikuperuar brenda një kohe të shpejtë.
Grupi prej 40 emigrantësh me urdhër dëbimi nga Italia përsona problematik dhe me precedent penale mbërritën me pranga në duar në kampin e Gjadrit më 11 prill. Në bazë të një dekretit të qeverisë Meloni, Gjadri do të përdoret edhe për ndalimin e emigrantëve që presin dëbimin dhe që nuk kanë më të drejtë për azil. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj, derisa vendet e tyre të origjinës të pranojnë kthimin e tyre.
Fillimisht, kampi i Gjadrit ishte konceptuar për të strehuar përkohësisht azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet italiane, për një periudhë deri në 28 ditë. Por me dekretin e ri, ajo do të shërbejë edhe si qendër ndalimi për emigrantët që nuk kanë më të drejtë azili dhe janë në pritje të kthimit në vendet e tyre.