Presidenti i zgjedhur Joe Biden i kushtoi një tjetër konferencë për shtyp nga Delawere protestave të dhunshme në Washington, ku mbështetës të presidentit Donald Trump hynë me forcë në selinë e Kongresit.

Biden e konsideroi ditën e djeshme një nga “më të errëtat në historinë e kombit” dhe një “sulm ndaj fortesës së lirisë dhe demokracisë. Ai shtoi më tej duke i cilësuar protestuesit si terroristë.

“Ata që kishin hyrë mbrëmë në Kapitol nuk ishte protestues, por një turmë e dhunshme dhe terroristë të brendshëm”, u shpreh Biden.

Gjithashtu, presidenti i zgjedhur, që pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar, nuk kurseu as kritikat ndaj forcave të policisë, për të cilat tha se nëse protestuesit do të ishin pjesë e lëvizjes “Black Lives Matters”, reagimi i tyre do të ishte ndryshe.

Ai më tej shtoi se Donald Trump është përgjegjës për përdorimin e turmës për të mbyllur gojën e gati 160 milionë amerikanëve që votuan në nëntor.

Trump, tha ai, “e bëri të qartë përbuzjen e tij për demokracinë tonë, Kushtetutën tonë” dhe lëshoi një “sulm të plotë” ndaj institucioneve demokratike, e cila përfundimisht çoi në dhunë në Kapitol.

Autoritetet amerikane thanë se katër persona vdiqën në ngjarjet e dhunshme në Uashington.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN SHKODËR – KOPLIK, S’KA TË LËNDUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, PËRMBYTET RRUGA E OBOTIT! RRITET NIVELI I LUMIT BUNË PËR SHKAK TË RESHJEVE